Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Agnolyt madaus

Pershendetje, Ju lutemi a mund te me informoni me shume rreth ketyre hapave...mi kan sjell nga Gjermania, pasi qe jam duke tentuar qe 3 vite te ngelem shtatezn, edhe pse gjithqka eshte ne rregul po ende nuk deshi fati, dhe mi sjellen keto hapa, a kane ndonje ndikim anesor apo per qfar jane, edhe pse ciklin e kame shume me rregull cdo 28 dit kurr nuk ndyshon?? Gjitha te mirat

Vali R (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vali

Ky preparat perdoret për të rregulluar shqetësimet që mund të ketë gruaja gjatë ciklit menstrual, kryesisht për sindromën premenstruale. Pra, preparati nuk ka ndikim në fertilitet apo të ketë efekte anësore negative.

Për të filluar shtatzëni, nuk është e rekomanduar të përdoren preparate pa u gjetur shkaku se përse shtatzënia po vonon. Prandaj çifteve që kërkojnë shtatzëni, përpara se të tentojnë për të, u kërkohet të bëjnë këshillim parakoncepsional për të vlerëusar shëndetin riprodhues të gruas dhe burrit. Gjatë këshillimit bëhet vlerësim gjinekologjik, si dhe kërkohen të bëhen analiza dhe ekzaminime sipas situatës, për të gjetur shkakun dhe trajtuar atë.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, nga e hëna deri të premte, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti