Dhimbje pas lindjes
Eni Eni
(12 vite më parë)
Përshëndetje Eni
Krijimi i një cikatrice jo të rregullt, bëhet shkak për dhimbje dhe infeksion. Nuk është ekzaminimi ekografik ai që vlerëson këto situata, por është vizita gjinekologjike. Prandaj kontako pa tjetër një mjek gjinekolog për të vlerësuar situatën vizualisht. Nëse cikatrica është e mbyllur dhe nuk paraqiten probleme infeksioni, për të dominuar dhimbjet gjatë raporteve mund të përdorësh xhel lubrifikues.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh deshta te ju pyes rreth nje problemit tim kam lindur gati tre muaj me lindje normale por kam pas lindje shum te veshtir 10 or kam pas gjakderdhje para lindjes si dhe lindjen shum te rend shkak i placentes dg.placenta marginalis.tash gjat mardhenjeve kam shum dhimbje por gjithashtu edhe kur me vien menstruacionet kam teper dhimbje ne vagin nuk mud te eci as nuk mund te qendroj ne kemb.2 her isha ne kontroll tek gjinekologu me eko abdominale me ka then qe mir jam por kjo dhimbja nuk e di nga vjen kaq e madhe kam qene teper e qepur pas lindjes dhe kam pas anestezi te pergjithshme.ju lutem nje pergjigje