Rrezikimi i shtatzenise
Blerina Kadolli
(12 vite më parë)
Përshëndetje Blerina
Rrezet Röntgen ndikojnë shumë negativisht në embriogjenezë, pra në formimin e bebit. Edhe antibiotikët nuk rekomandohen të merren gjatë shtatzënisë, sepse kanë influencë negative në ecurinë e bebit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshë.Une jam nje vajze 25 vjeqare e martuar qe dy vite.Kjo eshte shtatzania ime e pare .Tani jam ne javen e 5 - te te shtatezanise. me 24 qershor i kam pasur mestracionet e fundit. qe do thot kam mbet shtatzane ne mes datave 5-11 korrik.Por me 12 korrik e kam hjek nje dhemballë dhe per hjekjen e dhemballes kam bere fotografimin e dhembit .Dhe prej dates 12 deri me daten 21 korrik kam pire brufen dhe cefalleksin kunder dhimbjeve te dhembit nga 3 her ne dite .Poashtu kam bere edhe nje fotografim te dhembit me date 17 korrik . Kisha dashur te di sa eshte e rrezikshme kjo edhe te marr edhe nje mendim tuajin pasi qe gjinekologia ime me tha qe duhet ta nderprej shtatzaninë .Nese keni mundesi te me ktheni nje pergjigjje me shpejt.Falemderit