Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nje keshille nga ju!

Ju prshendes e nderuar deshta thjesht nje ndihme te vogel nga ti . une qe 5 vite tentoj per shtatzani tani kam ber testin me daten 26 te ketij muaji meka dal pozitiv gjithashtu bera dhe nje analize te gjakut me doli vlera 750 deshta ta di sa javesh qenkam edhe kam filu me pi folacin nga 1 ne dite pasi para shtatzanis nuk kam perdor gjithashtu kam qen mi bo disa analiza te gjakut vlera e hekurit mka dal 5.5 e ulet mka dhan feroglobin te pi 1 her ne dite ka 1 deshta thjesht te di sa javeshe jam dhe a jam ne regull me hapat pasi akoma skam ber kontroll tek gjinekologu diqka tjeter skam as dhimbje asgje nkapak mundime lukthi ne mengjes masi pe pi feroglobini po po kalon ju flm per kohen tuaj harova me cek qe gjithashtu jam en terapi te gjendrave tiroide pasi kam pasur prob pak nga to tani vlera esht 2.82 pi letrox 50 nga 1 ne dite ju deshiroj gjdo te mir suksese me respekt liza.

Meliza Brajshori (12 vite më parë)

Dr. Mirvete Shabani - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mirvete Shabani

Pershendetje,

Sipas vleres 750 qe mendoj se eshte vlera e hormonit te shtatezanise BHCG ju mundeni me qene ne javet e para te shtatezanise, perndryshe nuk kam te dhena te tjara nga ju per percaktimin e javes se shtatezanise. Ju patjeter duhet ta vizitoni gjinekologun, eshte shume me rendesi te vertetohet shtatezania intrauterine si dhe me matjen e embryo dhe ne baze te dates se menstruacionit te fundit do te ju percaktohet sakte java e shtatezanise si dhe te konsultoheni patjeter lidhur me vlerat e Hb si dhe dozen e marjes se hekurit qe une mendoj se e keni te vogel.

Gjithe te mirat.

/komuniteti