Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është i dëmshëm ultrazëri?

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 13 te shtatzenise, para 3 dite kam qene te mjeku, me kontrolloi me ultraze por nuk arriti te sheh gjinine e bebit, une kam deshire qe prape te shkoj te shiqoj sakte se cila eshte gjinia e bebit tim, me trego te lutem a eshte i demshem ultrazeri i shpeshte? Poashtu dua te di cfare jane tabletat Gravid pasi qe jam duke i perdorur?

Vjollca (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Ultrazëri nuk është i dëmshëm për organizmin e shtatzënës e as të fetusit.

Tabletat Gravid janë produkte industriale, që në përbërjen e tyre kanë vitamina dhe kripra minerale të domosdoshme për shëndetin e shtatzënës dhe të fetusit. Tabletat gravid, zakonisht përdoren në tremujorin e parë të shtatzënisë, për shkak se në përbërjen e tyre kanë acid folik i cili pas kësaj periudhe nuk është i rekomanduar të konsumohet. Pas javës së 12-të të shtatzënisë, rekomandohen multivitaminat të cilat kanë në përbërjen e tyre shtesa të kriprave minerale e kryesisht të hekurit.

Për më tepër, lexo fletët shoqëruese të multivitaminave.

Gjithë të mirat.

/komuniteti