Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit

Përshëndetje dr mimoza. Doktoresh un muajin e kaluar i kam pas me 28 qershor mestracionet edhe kam pas shum gjakderdhje e kët muaj me erdh. Me 31 korrik po ashtu kam gjak edhe disi cop cop ngjyr me të mbyllur gjakut kam jam bër merak , dr un ju kam shkruar dhe ju kam pytur shum her perqdo shqetesim se kam pas nevoj per ju ndoshta nuk e teproj edhe kët her se a ësht shqetesuse kjo që po me ndodh.Jam 39 vjeqare jam martu që 11 vjet jam vetm me një tub kët muaj kam vendos me ja filluar me ivf, qka jav merr mendja qka mundet me ndodh kjo me kët gjakderdhje. Ju uroj gjitha të mirat

Sabina Berisha (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sabina

Ajo që përshkrun mund të ketë lidhje me ndryshimet të nivelit të hormoneve, prandaj duhet të bëhet vlerësimi i tyre nëpërmjet disa analizave specifike hormonale. Meqë ke vendosur të bësh IVF, këtë kontroll duhet ta bëj mjeku tek i cili je drejtuar dhe do të realizoj IVF.

Gjithë të mirat.

/komuniteti