javë pas jave
Përshëndetje Kea
Vetëm me shenjat si dhimbje barku apo dhimbje në rrëzë të kofshës së djathtë, është e pamundur të vendoset një diagnozë. Ato mund të mos jenë si shkak i shtatzënisë, por nëse janë, lidhen me zgjerimin e muskujve dhe nyjeve lidhëse të mitrës. Prania e tyre ndodh për shkak të lëvizjeve të shpejta dhe kryesish ndihen në rrëzë të kofshës. Trajtimi medikamentoz mund të jetë i favorshëm, por nëse nuk shoqërohen me hemorragji, shtim të sekrecioneve vaginale, temperaturë etj, preferoj që të them se disa këshilla praktike mund të jenë më efikase për qetësimin e situatës.
Në rastin e shfaqjes së këtyre dhimbjeve, qetësohu duke qëndruar shtrirë. Mundohu të shtrish këmbët. Kur të dhëmb një krah, shtrihu në krahun tjetër për të mos rënduar dhimbjen. Qëndro sa më pak në këmbë dhe mos bëj punë të rënda, e sidomos mos ngri pesha të rënda.
Nëse situata nuk përmirësohet me këto këshilla dhe paralelisht me konsumin e medikamentevet, kontakto mjekun sepse mundet që dhimbja mund të jetë shkak i problemi që nuk ka lidhje me shtatzënisë.
Gjithë të mirat dhe të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje dr. Moza, une jam ne javen e 20 te shtatzenise, por u be rreth nje jave qe kam dhimbje ne anen e djathte te fundit te barkut dhe gjithashtu me jep dhe dhimbje ne rreze se kofshes se djathte dhe mezi eci... dr qe me ndjek me keshilloi Phluoroglucinol (4 tableta ne dite) ne 2 ultrogestan vaginal, por perseri nuk ma kane qetesuar dhimbjen... ju lutem me thoni si te veproj?