Mos eshte akoma heret?
Ida Ida
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ida
Të rekomandoj që të bësh beta hCG për të vlerësuar saktësisht praninë e shtatzënisë edhe jashtë mitre. Në bazë të rezultatit, mjeku duhet të të japë rekomandimet e nevojshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr Mimoza, kam ciklin shume te crregullt, me vonohet me muaj. te fundit e kisha me dt 2 qershor, por kam 4 dite qe kam njolla kafe. theksoj qe mundesite per te mbetur shtatzane i kam patur me dt 11, 21 dhe 24 korrik. dje bera nje eko dhe dr me tha qe duhej te beja testin dhe nqs dilte pozitiv dyshonte per barre jashte mitre. testi doli negativ por kam akoma njolla kafe, te pakta por njelloj si para 4 ditesh. jam sh e shqetesuar se mos ndoshta ishte heret si per ekon dhe testin. ju si mendoni cfare eshte? (para 10 muajsh ma nderpreu shtatzanine ngaqe bebi nuk ishte zhvilluar, pas perdorimit te clomifene dhe neo penotra, pastaj ate injeksionin gonadotropina korionike) ju lutem, jam sh e shqetesuar. gjithe te mirat.