Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mungesa e ciklit pas lindjes

Pershendetje e nderuar.Une kam lindur qe 6 muaj,dhe akoma nuk me ka ardhur cikli, e di qe nenave gjidhense ju vonohet cikli deri ne 1 vit, por ajo qe me shqeteson eshte qe kam shume dhembje koke 2ose 3 her ne muaj,dhe mendoj qe mund te jete nga mungesa e ciklit.Qfar mund te me thoni a mund te jete ky shkaku i dhimbjes se kokes?Gjithashtu kam shpesh sekrecione ujore si ngjyr te verdh.A mund te kem ndonje infekcion apo mungesa e ciklit e shkakton ndonje lloj sekrecioni?Ju falemnderoj paraprakisht nese do te me pergjigjeshit.

Albulenë Salihu-beqiri (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Abulena

Mungesa e ciklit menstrual është evidente pas lindjes në veçanti, kur ushqyerja e bebit bëhet me qumësht gjiri. Dhimbja e kokës nuk ka lidhje me mungesën e ciklit menstrual.

Ndryshimi i sekrecioneve vaginale, tregon se është e mundur që të kesh një infeksion vaginal, i cili duhet të diagnostikohet me kulturë të tyre dhe marrë trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti