Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ju flm per nidhmen dhe kohen tuaj

E nderuar dhe e respektuar dr Mimoza un kam marr keshilla shum her nga ti tash mbas 5 vite pritje jam shtatzen pasi meka dal testi shtepiajak edhe gjithashtu analiza e gjalut mka dal me vler 750 cilikiln e fundit ekam pasur me 21/06/2014 por akaoma sjam shku ne kontroll tek gjinekologu kisha deshte te kshillohem paksa edhe me ty ne cilen jav jam nese mundesh meme tregu gjithashtu tet tregoj kam ber analizen e tiroideve pasi kam qen tu perdor letrox prap jam tu perdor letrox nuk jan te nalata jan 2.82 vlera e tyre , edhe analizat e hemogramit gjithashtu kan qen me te zbritura por jo dhe shum hemogrami ka qen 106 , vetem hekuri ka qen i zbritur mjaft ka qen 5.5 mjeku me pershkrujti feroglobin 1x1 mengjes edhe acidin folik e pi 1 x1 gjithashtu qe dy dit kam paksa dhibje ne kamen e mbajt pjesa mbi gju deri te kyqja nalt a e sht diq rezik tukisha lut tme ndihmosh per keto pasi meniher me kap paniku se kuku mos ka diq keq e keshtu edhe mos te haroj tet tregoj kam mundim ne mengjes te vjella shum pak por vetem masi pe pi feraglobinin mas 20 minutave kam nje vljellje te vogel ju flm shum per kohen dhe ndihmen tuaj me respekte te veqanta te prsh meliza

Meliza Brajshori (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Më vjen mirë që ke mbetur shtatzënë.

Për trajtimin e tiroides duhet të këshillohesh me mjekun endokrinolog dhe t’i tregosh se je shtatzënë. Të vjellat zakonisht janë për shkak të shtatzënisë, por mundet që ato të vijnë edhe nga marrja e suplementi me hekur. Mirë do të jetë që ta vlerësosh nga se të vijnë të vjellat, duke bërë kujdes në ushqyerjen me sasi të vogël dhe të shpeshtë. Dhimbja në këmbë mund të mos ketë lidhje me shtatzëninë, por qëndro sa më shumë në pozicionin anash majtas dhe për të lehtësuar sado pak dhimbjen përdor paracetamol.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti