Uterus subseptate
Eri D
(12 vite më parë)
Përshndetje Erinda
Prania e malformacioneve uterine është një nga shkaqet e mundshme për abort ose lindje parakohe. Që shtatzënia të ketë ecuri të rekomandoj të marrësh spazmolitikë dhe sa të jetë e mundur bëj rregjim shtrati duke evituar qëndrimet e gjata në këmbë, ecjet e lodhshme dhe punët e rënda.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje!! Jam ne javen e 6 te shtatezanise dhe gjinekologia ime me konstatoi se kam uterus subseptate. Doja te dija cfare rreziqesh sjell kjo dhe cfare duhet te bej per te mos rrezikuar bebin? Falemnderit