Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Diabeti në shtatzëni

Pershendetje Doktoreshe, sot i kam bere analizat ne mengjes esull pa ngrene asgje, rezultati me ka dale 5:6 glukoza ne parort laboratorik vlerat preferente jane 3.8 deri ne 6:1 njesia eshte mmol/L nga kjo nuk e kam kaluar kufirin se une jam ne 5.6, por tash ne mbremje (mbas darke) e kam bere matjen me aparat te sheqerit e kam 6 a eshte shume i larte? Ju lutem doktoresh me tregoni si te veproj nese e kam sheqerin e larte dhe cfare ushqimi te konsumoj? Une jam ne javen e 9 te shtatzenise. Ju faleminderit shume, gjithe te mirat.

Minushe Gashi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Azemine

Nëse analiza e glukozës tregon luhatje apo është më e lartë se norma, prania e një problem të sheqerit në gjak është evidente. Trajtimi apo ekuilibri që duhet të mbash gjatë shtatzënisë për nivelin e glukozës në gjak është detyrë e mjekut endokrinolog, të cilin duhet ta takosh dhe ti shpjegosh që je shtatzënë.

Si parantezë, po them që nuk duhet të shqetësosh dhe të alarmohesh, pasi vetëm me pak kujdes çdo gjë do të kaloj deri në lindje.

Të uroj shtatzënitë mbarë.

/komuniteti