Ju lutem nje pergjigje lidhur me keto analiza!
Era A A
(12 vite më parë)
Përshëndetje
Analizat igg si për cmv-në ashtu dhe rubeolën, tregon se infeksioni ka kaluar. Nuk janë të pranishëm e tregon igm-ja. Prandaj nuk ke arsye për t’u shqetësuar. Ndërsa ureaplazma duhet të trajtohet me antibiotikët efikas sipas antibiogramës.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktorreshe nese ka mundesi qe te me sqarosh keto rezultate : 1. Cmv igm 0.0.1 negativ 2. Cmv igg 36 ua / ml pozitiv 3.Rubella igm 0.16 negativ 4. Rubella igg 33 ul /ml pozitiven Toxoplasmosa me ka dal negative ne te dy rastet por nuk i kuptoj keto pozitive sepse mjekja me tha qe eshte shume mire kam bere dhe shume analiza te tjera dhe gjithcka me doli mire perveq infeksionit urinat dhe ureaplazma per momentit po perdorim summamed ( azitromocin ) une dhe bashkeshorti dhe pas 1 jave do ti perserisim perseri .... Ureaplazma me ka dal 10.000 ne 1 ml ... Por keto du raste me pozitive me kan bere merak edhe pse mjekja me tha qe jane mire ........