Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cista folikulare

Pershendetje dr.Mimoza, jam duke tentuar per shtatzani qe dy vite. Sot kam diten e peste te ciklit menstrual dhe sha te mjeku, pas vizites me eho vaginale mjeku konstatoi se kam nje ciste folikulare me madhesi 4cm, keshtu qe mjeku nuk me udhezoj te perdori stimulues (clomifen, letrozol apo tamoxifen) si muajve tjere, por me preferoj edhe nje vizite ne diten e 8 te ciklit. Mua me intereson te di a mund te shpertheje kjo ciste deri ne diten e tete te ciklit menstrual, e nese jo a mund te jete pengese per ovulacion dhe per shtatzani?. Kam shqetesim te madh sepse e pres me padurim nje shtatzani, ju faleminderit shume.

Meri Meri (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri

Zbato këshillat e mjekut për vizitën, pasi ai ka menduar se cisti edhe mund të shpërthej deri në ditën e tetë të ciklit menstrual.

Gjithë të mirat.

/komuniteti