Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicioni i bebit

Pershendetje Doktoresha Moza. jam ne javen e 32 te shtatzanise.sot isha tek gjinekologu dhe me tha qe beba eshte prap.e pyta se a ka gjasa mu kthy mar deri ne fund te shtatzanise. me tha shpresoj qe kthehet,me keshilloi me flejt vetem ne krahun e majt qe te kthehet mar.a ka ndonje mnyr tjeter qe ta kthej bebin mar.jam shum ne siklet sepse gjithmon kam dasht me lind normal.bebi tash peshonte 2.100 kg.a eshte normale per javet qe kam.faleminderit shum

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fibora

Pas javës së 32-të të shtatzënisë, bebi merr poziconin përfundimtar dhe janë të rradha rastet kur pas kësaj moshe bebi të kthejë pozicion. Pesha fetale është paksa e madhe, por mënyra e lindjes do të varet nga pozicioni i bebit, pesha e tij dhe faktorët e tjerë ku midis tyre mund të përmëndet edhe madhësia e bacinit të nënës.

Të uroj shtatëni të mbarë.

/komuniteti