Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarja dhe skuqja e vazhdueshme e vaginës

Jam shtatzene ne muajin e 7 dhe qe nga muaji i 3 i shtatzenise nuk me largohet fare kruarja dhe skuqja, kam bere 3 here urinokulturen me jane paraqitur mjaft bakterie esheriacoli kam perdorur dy here Cefaleksin pa sukses prape kam kruarje pastaj Ampicilin por prape kam kruarje po brengosem se pse nuk po me largohet kjo kruarje dhe a eshte rrezik dic per beben? Tani perdori Vitagin C krem por nuk me largohet! Ju lutem cfare me rekomandoni ju? Ta ceki se te gjitha keto barna i kam marr me konsulten e gjinekologes sime, ju pershendes dhe flm.

Voki nga Peja (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Shenjat që përshkruan, janë tregues i pranisë së një infeksioni gjenital. Të gjitha infeksionet janë të trajtueshme (përveç AIDS e cila nuk trajtohet por është i mundur stabiliteti në një nivel të caktuar) dhe nuk është normale ajo që shkruan se me gjithë mjekimin, infeksioni nuk po largohet.

Të rekomandoj të bësh kulturë të sekrecioneve vaginale, ku antibiograma do të përcaktojë grupin e medikamenteve më efikas për trajtimin tënd.

Kujdes; gjatë përdorimit të medikamenteve! Ato duhet të përdoren sipas këshillës së mjekut apo farmacistit apo edhe të asaj që është shkruar në fletë palosje. Medikamentet duhet të përdoren në sasi dhe kohën e përcaktuar dhe asnjë herë nuk duhet të ndërpriten me mendimin “se u shërova”. Kjo do të thotë që duhet të konsumohet të gjitha medikamentet që përmban kutia e preparatit të rekomanduar. Pas për fundimit të trajtimit medikamentoz, me domosdoshmëri duhet përsëritur analiza e sekrecioneve vaginale për të vlerësuar efikasitetin e trajtimit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti