Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i 'Canesten' 500 mg

E nderuara doktoreshe. Jam shtatzene dhe ne muajin e 5-te. Doktori per shkak te nje infeksioni me ka dhene terapi tbl. Canesten 500 mg (aplikim vaginal), desha te dije lidhur me aplikimin e saj te aplikatorit sepse ne te dhenat e internetit kam lexuar se grate shtatzena nuk duhet ta perdorin aplikatorin por vetem manualisht. Meqe nuk kam perdorur asnjehere lloj te tille te tabletave, me zgjoi kureshtjen te dije me sakte si perdoret? Me respekt dhe ju falenderoj.

Vjosa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa

Kanesteni është antimykotik lokal. Tek gratë shtatzëna nuk rekomandohet përdorimi i pomadës së kanestenit me aplikator. Të rekomandoj ta zëvëndësosh atë me ovul e cila përdoret lehtësisht dhe pa problem.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti