Dhimbje gjate marredhenieve seksuale ne shtatzani
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave

Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Fatbardha
Zakonisht dhimbjet gjatë raporteve seksuale, lidhen me prani të ndonjë infeksioni të mundshëm. Prandaj bëj një analizë të sekrecioneve vaginale. Bën mirë që të mos kryesh raporte seksuale deri në vlerësim të diagnozës dhe trajtimin e infeksionit i cili mundet ta ketë edhe bashkëshorti. Në këtë rast, duhet që edhe ai të trajtohet me medikamente.
Të uroj shtatzëni të mbarë.

Pershendetje Doktoresh, une jam shtatzene jam ne javen e 10, gjate mardhenieve seksuale shpeshher po kam dhimbje, gjate vizitave te gjinekologu ne lidhje me fetusin gjithqka eshte ne rregull por kete pytje nuk e di pse nuk e kam bere. Deshta te marr mendimin tuaj ne lidhje me kete problem . Falemnderit