Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Veshkat me polikistoze renale bilaterale

Pershendetje doktoresh! Une jam nje vajze 20 vjecare , jam diagnostikuar nga veshkat me polikistoze renale bilaterale nga dk. Alma Idrizi nefrologe ne QSUT , tani jam ne Greqi dhe jam 6 javeshe shtatezane a mund te me tregoni se si duhet te vazhdoj tani me vizitat e mia ketu a kam rrezik per bebin (semundjen e veshkave e kam te trasheguara nga babai) dhe a kam shance qe shtatezania ime te dale me sukses faleminderit

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Kur gruaja është me sindromën e veshkës polikistike, përfundimi i shtatzënisë varet nga shkalla e hipertensionit dhe nga prania e insuficensës renale që e shoqëron. Në këto raste, këshillimi me mjekun nefrolog është i domosdoshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti