Kur është i rregullt cikli i femrës?
Marsida
(15 vite më parë)
Përshëndetje Marsida
Cikli i rregullt menstrual, konsiderohet atëherë kur gjakrrjedhje vjen e përsëritur në mënyrë periodike/ciklike në gjatësi kohore. Psh, çdo herë pas 28-të ditësh.
Nëse menstruacionet vijnë një herë 28-të ditë, një herë tjetër 25 ditë, një herë tjetër 30 ditë (numrat janë vetëm shëmbuj), pra kur menstruacionet nuk vijnë në mënyrë periodike në gjatësi kohore, konsiderohet se cikli menstrual është i çrregullt.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr. Moza, Marsida jam nga Elbasani. Doja te dija kur mund te quhet cikli i rregullt kur vjen tre - kater dite para dates se fundit qe ka qene cikli i kaluar? Sepse me duket se me jane çrregulluar menstruacionet. Nuk me vijne ne date te rregullt. Te pershendes, dhe shpresoj te jesh sa me mire me shendet.