Shqetësim në shtatzëni
Ajshe
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ajshe
Ajo që ke përdorur për të larë dhëmbët, mund të jetë larës trupi. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë për tu shqetësuar e aq më tepër për të bërë ekografi. E rëndësishme është, që tashmë je mirë dhe situata quhet e kaluar pa problem për ecurinë e fetusit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe Mimoza, ju falenderoj per pergjigjet tuaja, kam nje pyetje qe eshte duke me shqetesuar shume, jam ne javen e 27 te shtatzenise dhe cdo gje deri me tani eshte ne rregull mirepo burri me ka ble kinse paste dhembesh se ashtu e ka pas formen edhe e mora mi la dhembet ishte edhe e bardhe mirepo pas tre minuta pasi i pastrova dhembet e verejta se sosht ne rregull se ma ashpersoj gojen dhe vinte ni ere kur e lexova aty se kuptova gjuhen mirepo thojke rregular skin edhe washing edhe e pash se nuk eshte paste dhembesh menjehere kam pastru dhembet me kalladont dy heredhe tu u mundu me i pastru kisha frike mos ndikon te beba, kam vjell kishte kohe qe skam vjell dhe gati nje dite me ndejti goja keshtu kur hanja ushqim e ndenja dhe me kalojti kontrollen se kam edhe dy jave a eshte kjo gje mu shqetesu per me shku ne eho para kohes as nuk kam dhimbje as asgjaebeba luan po me shkon menja keq mos ndikon ne berjen e femijes me te meta, s`di pse frikohem shume per cdo gje, kerkoj falje per zgjatjen e pyetjes. Ju pershendes. Nese keni mundesi me ma kthy pergjigjen se jam shume shqetesuar.