Rregullimi i dhëmbëve gjatë shtatzënisë
Adela
(15 vite më parë)
Përshëndetje Adela.
Natyrisht që mund ti rregulloni, pa kurrfarë pasojash negative në shtatzani. Vetëm se gjatë tremujorit të parë duhet shmangur intervenimet stomatologjike, shkaku i anestezionit apo përdorimit eventual të ndonjë ilaçi.
Pas kësaj peridhe, nëse keni shtatzani normale, mund të bëni intervenime stomatologjike pa asnjë problem. Madje preferohet që ti rregulloni dhëmbët para lindjes, që të mos bartni ndonjë infeksion oral tek foshnja.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Jam shtatzene ne javen e 14, desha qe te di se a mundem qe te rregulloj dhembet pasi qe kam problem? A shkakton ndonje problem per frytin? Ju faleminderit!