Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk mundem te ngel shtatzane!

Pershendetje.. une kam 2 muaj qe nuk me kan ardhur menstruacionet por dua qe te mbes shtatzane por nuk po mundem kam 4 muaj qe po tentoj. Kam bere te gjitha kontrollet dhe analizat kam shkuar ne shum gjinekolog me kan then qe je shum mir. Kam bere edhe analizat nese jam shtatzan dhe me ka dale negativ. Por, jam bere shum merak sepse kam siptoma sikur jam shtatzan kam te vjella, me perzihet ,me meren mend me dhemb barku. Nuk po di si te veproj . Jam shum e merzitur. :\\\'(

Ela Elaa (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Vonesa menstrauale në mungesë të shtatzënisë, tregon se ka një çrregullim menstrual. Të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik me sondë vaginale për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe kavitetin uterin. Mjeku duhet të bëj edhe disa analzia specifike hormonale për të gjetur shkakun dhe për të trajtuar atë. Pasi të jetë rregulluar cikli dhe nuk ke probleme të tjera të shëndetetit riprodhues, si dhe vlerësinit të spermogramës, shtatzënia do të ndodhë.

Të uroj fat.

Lirije Emerllahu (12 vite më parë)
pershendetje un jam n t njejten situat kam pas ni abort ne javen e 34 po tasht qe 1 vjet provoj t mbes shtatzan kam qrregullime t ciklit mujor perdori surfatat cyclo progynova si ti nderpres prap kam qrregullime a ka problem nese i perdori ma shum se sa m rekomandoi gjinokologu dhe a mund t mbes shtatzan gjat perdorimit te ksaj tarapie ju flm per mirkuptim
Ela Elaa (12 vite më parë)
Shum flm doktoresh... i kam ber te gjitha dhe me ka dhene disa medikamente qe quhen duphaston qe perdoren 15 pas dites se pare te ciklit per 10 dite. shpresoj te me bejn mir sepse kam frik ngaqe kam kaluar nje abortim...te uroj gjith te mirat e dashur...

/komuniteti