Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cista ne anen e djathte te vezores

Mirdita me falni doktorresh por desha te pyes ne lidhje me cistin tim ne anen e djath te vezores arsyeja osht qe une jam shtatzane dhe sot me daten 12.08 isha ne kontrollen e par dhe me tha qe jam 6 javeshe shtatzane por kam dhe nje cist me 6cm ne anen e djatht un jetoj ne gjermani dhe gjinekologia ketu nuk me spjegoi asgje me shum vetem me tha pas 10 dite te bej nje kontroll rreth ksaj gjendje ju lutema mundeni te me spjegoni a mundet me pas jo zhvillim te bebit ne ket rast dhe sa esht e demshme cista ne fillim te shtatzanis per bebin dhe per mua po ashtu jam 19 vjeqare dhe qe 2 vite e martuar vitin e kaluar kam qen shtatzene dhe kam pas aboritmper shkaqe jo zhvillim te fetusit. Faleminderit per kohen qe ndani per pergjigjiet e tona ju pershendes.Arjeta

Arjeta Sejdiu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Prania e kistit në shtatzëni ka ndikim. Por meqë shtatzënia ka ndodhur, ndjekja e kujdesshme mund ta çojë atë me sukses deri në fund. Ndiq këshillat e mjekut sepse ai e di situatën dhe kushtet se si duhet të veprohet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti