Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Toksoplazma ne shtatzeni

Pershendetje doktoresh jam ne javen e 13 te shtatezanis dhe prej 3 javesh jam diagnostikuar me toksoplazmos me keto vlera igg 2420, igm 1.16. Kam filluar te kurohem me antibiotik rovaminicine dhe vazhdoj perdorimin e acidit folik. Sa e demshme mund te jet kjo per foshnjen time dhe a mund te kete pasoja te renda? A mund te depertoj infeksioni deri ne bebi?

Ilda Killo (12 vite më parë)

Dr. Mirvete Shabani - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mirvete Shabani

Pershendetje,

Toxoplazmoza eshte infeksion parazitar. Njeriu infektohet me jashteqitje te maces, ne kontakt me dheun, apo edhe gjate konsumimit te mishit te papjekur mire.

Vlera poziztive e IgG tregon per nji infeksion kronik (te vjeter) tek ju, derisa prania e IgM tregon per nji infeksion akut per shkak te cilit duhet te meret terapia antibiotike 4 javore (ju veq jeni duke e marre). Rreziku per infeksion te Frytit mvaret nga java e shtatezanise dhe nga terapia. Sa me e vjeter shtatezania rreziku i infeksionit te Frytit eshte me i madh. Prandaj ju duhet ma tutje te merni terapine e caktuar si dhe ne marveshje me gjinekologun tuaj te perseritni vlerat e IgM.

Gjithe te mirat.

/komuniteti