Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i ovulimit pozitiv edhe nje jave pres ciklin!

E dashura dr.Mimoza kam ca dit me dhembje barku anash nga ana e djatht sot dhimta e barkut mka kalu pak po si nje therje e let nganjeher rreth e erreth barkut dhe mesit pom vjen prap kam dhembje mesi dhe shum jam e lodhne dje mramje e pata edhe nje test ovulimi dhe e bera me dulen 2 vijate kuqe shum te theksuara mua edhe nje jav me vin menstracionet dhe i kam qdo 21 dit dmth i numroj pasi i kryej menstracionet me ngelen 21 dit deri sa te me vin.Pytja ime eshte a ak mundsi me pas sakt testi i ovulimit edh eper shtatzeni dmth me dal pozitiv me tregu qe je edhe shtatzen apo vetem qe ki ovulim? Ju pershendes shum dhe falemderit qe jeni gjithmon ketu per ne.. Me respekt Alesa Pytja ime eshte aka mundsi me kan testi i ovulimit i sakt edhe nese je shtatzen me dal dy vija? Jeni te mrekullueshme ju falenderoj nga zemra per pergjigjen tuaja gjithmon!!

Alesa Gashi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alesa

Testi i ovulacionit tregon se po ndodh ovulacioni dhe veza është gati ose ka dalë nga folikuli. Në ditët kur testi i ovulacionit del pozitiv, janë ditët më të favorshme për të mbetur shtatzënë. Në këto ditë duhet të kryhen marrëdhëniet seksuale. Testi i ovulacionit nuk tregon praninë e shtatzënisë. Për të vlerësuar praninë e shtatzënisë është një tjetër test, i cili quhet testi i shtatzënisë dhe është mirë të realizohet në javën e parë pas datës së pritshme të gjakrrjedhjen menstruale.

Gjithë të mirat.

Lirije Emerllahu (12 vite më parë)
pershendetje si behet ky test i ovulimit nese ke munsi mem tregu edhe ka naj ko t caktuar kur muj me bo edhe qa tregon me dy via pozitive e qka me ni vi flm per mirkuptim

/komuniteti