Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Klomifeni dhe Dabrostoni

Ju lutem doktoreshe te me pershkruani ne cilen dite duhet te filloj te marr klomifen dhe ne cilen Utrogestan dhe sa dite, poashtu desha tu pyes a do te mund te mbetem shtatzene me ane te ketyre barnave dhe a japin te njejtat deformime trupore? Kam marr Utrogestan 200 mg ne mbremje prej dites se 15 deri diten e 25, 3 muaj por nuk kam pasur sukses. Ju flm.

Mersa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mersa

Trajtimi me klomifen fillohet me nga një tabletë për çdo ditë për 6-të ditë rrjesht, nga dita e dytë e ciklit menstrual, deri në në ditën e shtatë. Në ditën e 14-16, bëhet matja e folikulit për të vlerësuar nëse ai është maturuar plotësisht. Nëqoftëse folikoli nuk është maturuar, atëherë në ciklin e rradhës rekomandohet të shtohet doza me 2 tableta për çdo ditë. Nëqoftëse folikuli përsëri nuk është marturuar, vazhdohet duke shtuar dozën deri në 3 tableta në çdo ditë. Dhe përsëri, nëqoftëse folikuli nuk është maturuar, vazhdohet më 4 tableta në ditë.

Unë të rekomandoj të përdorësh duphaston, i cili është hormon progesteroni dhe përdoret nga dita e 15-të deri në ditën e 25-të të ciklit menstrual.

Kur arrihet maturimi i plotë i folikulit, shtatzënia edhe mund të ndodhë.

Duke të uruar gjithë të mirat të uroj fat në fillimin e shtatzënisë së dëshiruar.

/komuniteti