Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Levizjet e bebit
Pershendetje jam javen e 27 e shtatezanis dhe levizjet e bebit shume rralle i degjoj ka 2dite qe nuk leviz dhe i ka levizjen qe shumd pak verehen gjinekolu para nje jave me tha ne rregull a ndikon koha e nxeht qe po mbizotron dhe jam e shqetsuar dhe cdo 2 here ne muaj shkoj ne ultraze a eshte e demshme
Elma Xhelili (12 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Elma,

Ndjekja aktive e lëvizjeve fetale përdoren në mënyrë të efekshme sidomos në javët e fundit të shtatzënisë, afërsisht në 10-12 javët e fundit të saj. Në rastet e shtatzënive me rezik të lartë, monitorimi i tyre bëhet me ekografi. Në shtatzënitë normale, numërimi i lëvizjeve fetale bëhet nga vetë nëna.

Në 10-të javët e fundit të shtatzënisë, lëvizjet fetale ulen në mënyrë progresive. Kjo do të thotë se numri i tyre vjen duke u ulur sa më afër kohës së lindjes afrohet shtatzënia.

· Në javën e 30-32 të shtatzënisë, çdo 12-të orë, lëvizjet fetale janë rreth 90.

· Numri i tyre vazhdon duke u ulur dhe arrin; në javën e 40-41 të shtatzënisë, çdo 12-të orë, rreth 40 lëvizje.

Pas javës së 30-të të shtatzënisë, nëse lëvizjet fetale janë më pas se 10 për çdo 12-të orë, tregon shenjë të vuajtjes fetale. Kjo shenjë do të thotë se shtatzëna në mënyrë të menjëheshme duhet të kontaktoj mjekun obstetër-gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti