Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A rrezikoj dështimin?

Pershendetje. Jam Hyrjeta nga Shkodra. Jam shtatzene rreth 5 javeshe. Ka prej tre ditesh qe kam pasur gjakderdhje, dhe nje masdite nje dhimbje te forte barku. Shkova tek mjeku, bera eko dhe femija ishte mire. Tani kam pak gjakderdhje por ngjyre kafe jo te kuqe. A duhet te shqetesohem? Theksoj se ne shtatzenine e pare nuk e kam pasur nje gje te tille, pasi kam dhe nje djale. A rrezikoj deshtimin? Mirepres pergjigjen tuaj. Hyrjeta. Faleminderit.

Hyrjeta Celepija (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hyrjeta

Sekrecionet hemorragjike të cilat nuk shoqërohen me dhimbje barku, mund të konsiderohen normale në këtë moshë të shtatzënisë. Ndërsa sekrecionet hemorragjike të shoqëruara me dhimbje barku ashtu siç i përshkruan, mund të jenë edhe si rrezultat i rrezikut të abortit. Megjithatë, ngjyra kafe e sekrecioneve hemorragjike, tregon që rreziku edhe ka kaluar.

Të rekomandoj të marrësh trajtim me spazmolitikë dhe progresteron. Evito punët e rënda dhe ecjet e gjata. Evito raportet seksuale dhe të qëndro shtrirë sa më gjatë të jesh e mundur, derisa shenjat të kalojnë plotësisht.

Uroj të kesh një shtatzëni normale.

/komuniteti