Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zemra e bebit

Pershendetje ciklin kam pas me 22.06.2014 , dhe tek me daten 5 gusht mjeku arriti ta dalloje embrionin. Dhe me tha se kam vetem pese jave. Mirepo gjate kontrolles te nje mjek tjeter u konstatua se kam gjakderdhje te brendshme, qendrova ne spital, por gjaku as nuk eshte absorbuar akoma por as nuk e ka demtuar bebin. Ky mjek me tha ke pothuajse tete jave, qesja eshte 24mm mirepo as fetusin nuk po e dallojme dhe as rrahje zemre ska duhet ta abortosh sepse nuk po zhvillohet. Dje me daten 13 bera nje tjeter eho dhe nje tjeter mjek me tha ke gjashte jave e nje dite dhe fetusi u dallua por rrahja zemres akoma jo, ju lutem me thoni kam gjasa te shpresoj se mund te ndodh mrekullia te rrahe zemra apo eshte jo zhviillim i bebes se ne gjashte jave shtatezani qesja eshte 24mm eshte me madhesi te vogel apo per kaq jave eshte mashesi normale. Mund te jete shtatezani e vonshme, sepse pas tri vitesh me gezoi zoti. Me ndihmoni si te veproj

Blerina Suma (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Ka mos përputhje në të dhënat që shkruan për moshën e shtatzënisë. Uroj që shtatzënia të jetë normale, por kjo duhet verifikuar pas një jave me ekzaminim ekografik me sondë vaginale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti