Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mundet me ndodh me i pi dy hapat kontraceptive e prape me mbet shtatzane?

Pershendetje doktorresh.Kam dy pyetje. 1/Amundet me ndodh me pij hapa kontraceptiv dy qe jan ne kuti qe pihen menjeher kur dyshon qe ki mbet shtatzane ama mbas 8 oreve mi pij a mundet me ndodh qe prap mbet shtatzane mbasi qe ta pin hapin ama jo menjeher por mbas 8 orve. 2/A mundet mjeku me pa beben ne echo dhe nenes mos me ju kujtu dita e sakt e mestracioneve e mjeku a mundet me dit sa javshe esht beba?Po mendoj nese nénes nuk i kujtohet p.sh.m dy jav nese e gabon diten e mestracioneve a mundet mjeku me dit se sa javshe saktesisht i ka beba??

Gagi Hadri (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Kur në kuti ka dy hapa kontraceptive, ato duhet të pihen të sfazuara në kohë dhe jo menjëherë. Kjo gjë është e shkruar në udhëzimin e preparatit. Por edhe nëse përdor hapat kontraciptive, ka mundësi që shtatzënia të ndodhë dhe kjo mundësi përsëri është e shkruar në udhëzimin e preparatit.

Me anë të ekzaminimit ekografik mjeku është në gjendje të vlerësoj moshën e shtatzënisë, por gabimi i këtij vlerësimi është i mundur sidomos me periudhën e parë të shtatzënisë. Saktësia mbi moshën e shtatzënisë me ekzaminim ekografik, rritet me rritjen e moshës së saj,

Gjithë të mirat.

/komuniteti