Utrogestan para apo pas shtatzenise?
Sumejja Sumejja
(12 vite më parë)
Pershendetje,
Utrogestani jashte shtatzenie perdoret tek grate te cilat kane mungese te hormonit Progesteron per shkaqe te ndryshme (psh. hjekja e Ovareve pa Miter, Cikel menstrual i çrregullt si pasoje e çrregullimit hormonal etj.) derisa ne shtatzeni ky medikament perkrahe ngjitjen dhe mbajtjen e Embryo ne Miter.
Vizita e pare tek gjinekologu (pas vertetimit te shtatzenise nga ju) duhet te behet ne javen e 5 deri 7 te sh., eshte shume me rendesi te sigurohet pacientja dhe gjinekologu qe kemi te bejme me nje shtatzeni intrauterine.
Gjithe te mirat.
Pershendetje dr. Mire se vini ne portal. Desha tiu pyes rreth utrogestanit se a ben te perdoret para shtatzanise per dobine qe ka, apo preferohet vetem pasi te ndodhe shtatzania. Nese po, ne cilen jave te shtatzanise ben te fillohet, me vecanti per dike qe ka pasur histori te perseritur abortesh. Gjithashtu ne cilen jave e shihni ju te nevojshme viziten e pare mjekesore ne fillim te shtatzaniase. Faleminderit.