Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e mestruacioneve

Pershendetje! Kete muaj kam vonese te menstruacioneve dhe nuk e di se cila eshte arsyeja?! Jam 16 vjeç dhe nuk kam kryer marredhenie seksuale.

Klaudia (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klaudia

Ka shumë arsye që menstruacionet mund të prishin rritmin dhe të çrregullohen. Shkaku gjendjet vetëm duke bërë disa analiza dhe ekzaminime. Prandaj të rekomandoj që bashkë me nënën tënde të shkosh tek mjeku gjinekolog dhe t’ja tregosh problemin.

Klaudia, ti je shume e re dhe mos neglizho. Mundet që shkaku i çrregullimit menstrual të jetë shumë i zakonshëm dhe i thjeshtë për tu kuruar, por nëse nuk trajtohet problemi mund të bëhet shumë i madh e të ndikojë në jetën tënde riprodhuese.

Nëse e sheh të arsyeshme, të pres së bashku me nënën tënde në klinikën ku unë punoj.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti