Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë është OGT testi?

E nderuara doktoreshë. Jam në javën 24 të shtatzënësisë. Me kane propozuar që të bëj OGT testin. Me sa kam kuptuar, ky test bëhet për të kontrolluar sheqerin ne gjak. Une e kam bere glikeminë në fillim të shtatzenise dhe me ka dale ne vlera normale, a duhet qe patjeter ta bej edhe kete test, dhe cka jane pasojat nese diagnostifikohem me diabet? A mund te parandalohen pasojat tek fryti? me respekt, Arberesha.

Arberesha (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbëresha

Testi, quhet ndryshe prova e glicemisë me ngarkesë. Pozitiviteti i testit, tregon se shtatzëna mund të ketë probleme të një diabeti gestacional/të shtatzënisë. Edhe pse glicemia në fillim të shtatzënisë ka rezultuar normal, kjo provë do të vërtetoj origjinën e glicemisë.

Nëse diagnostikohesh me diabet gestacioanl, duhet të ndiqesh më mënyrë rigoroze nga mjeku obstetër dhe mjeku endokrinolog, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin do të japin preparate për normalizimin e kësaj situate. Për glicemi të mbajtur nën kontroll, nuk ka pasoja negative për fetusin apo nënën pas lindjes.

Prandaj të rekomandoj që testin ta bësh me patjetër.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti