Dhimbja e kokës gjatë shtatzënisë
El
(15 vite më parë)
Përshëndetje
Shtatzënia shoqërohet me ndryshime në qarkullimin e gjakut, gjë e cila ndonjëherë shkakton dhimbje koke. Kur nuk ka shkak tjetër për dhimbjen e kokës, këshillohet qëndrimi shtrirë, veçanërisht në krah të majtë. Nëqoftëse dhimbja e kokës ka origjinë tjetër, duhet të trajtohet shkaku sipas rastit.
Sido që të jetë, në rastin kur ke dhimbje koke, duhet të matësh menjëherë presioni i gjakut, mbasi kjo mund të jetë shenja e parë e tensionit të lartë të shtatzanisë. Në rast se kjo përjashtohet, mund të marrësh pa frikë një kokërr paracetamol.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuara doktoreshe. Jam shtatzene dhe here pas here me ngacmon dhimbja e kokes. Deshiroj te di, se cfare ilaci mund te perdor per dhimbjen, ose nese ekziston ndonje mjekim popullor per keto raste? Duke ju falenderuar paraprakisht ju uroj gjithe te mirat!