Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gurët në idhëz gjatë shtatzënisë

Jam shtatzene ne javen e 8 dhe jam shume anemike dhe kam infeksion. Para tre dite me ka rene te fiket, kam qene te mjeku dhe me ka thene qe kam nje gure ne idhez 1 cm e gjysem, desha te dije cfare mund ti ndodh femijes tim dhe cfare guxoj me ngrene? Ju lutem te me jepni nje pergjigjje sa me te shpejte, faleminderit.

Leonora (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leonora

Funksioni hepatik nuk ka ndryshime në shtatzëni dhe gjetja e gurit në fshigzën e tëmthit është rastësi. Krizat dhe kolikat që ke patur, kanë influencë edhe në shtatzëni. Lehtësimin e jep marrja e një sasie të bollshme e likideve, të cilat duhet ti rekomandoj mjeku që ndjek shtatzëninë dhe marrja e spazmolitikëve që do lehtësojnë dhimbjet. Vlen të theksohet se në këto kushte për ty nevojitet ndjekje rigoroze jo vetëm e shtatzënisë por edhe e funksionit të mëlçisë me analiza dhe ekzaminime specifike, të cilat do të japë mjeku hëpatolog në bashkëpunim me mjekun obstetër që ndjek shtatzëninë.

Ekzistojnë disa lloje anemish, e më e shpeshta gjatë shtatzënisë është anemia ferriprive, që do të thotë anemi nga mungesa e hekurit. Nëse është kjo, kontakto me mjekun hematolog i cili do të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.

Ekzistojnë disa lloje infeksionesh, dhe do ishte mirë të më tregoje se çfarë lloj infeksioni është i pranishëm tek ty. Nëse nuk e di, duhet të diagnostikohesh për llojin e infeksionit e më pas mund të bëhen edhe rekomandimet e nevojshme.

Të uroj gjithë të mirat dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti