Sa është e rrezikshme urinoplazma në qafën e mitrës?
Burim
(15 vite më parë)
Përshëndetje
Rritja e përqëndrimit të ureaplazmës, mund të shkaktojë inflamacion të prostatës tek burrat dhe infeksione gjenitale tek gratë. Tek të dy gjinitë, mund të shkaktojë sterilitet. Ureaplazma është e vështirë për të trajtuar, por përdorimi i eritromicinës, ka dhënë rezultat shumë të mirë.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të sukseshme sa më të shpejtë.
Me kane thene se e kam urinoplasmen ne qafen e mitres, ju lutem a mund te me tregoni sa eshte e rrezikshme ajo dhe a mund te jete ajo shkaktare per ndalimin e shtatzenise te femrat, derisa te largohet ajo plotesisht? Ju lutem me tregoni faleminderit shume.