Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje gjate shtatzenise

Pershendetje ... Ju lutem keni mundesi te me ndihmoni . Jam ne javen e 14 te shtatzanise dhe qe nga muaji i pare kam pas gjakderdhje saktesisht ne 4 jave e gjysem, mjeku ku i kryej te gjitha vizita qe me se i sigurte qe do te abortoje por venosi qe te presim deri ne javen e 6 qe te shohim nese do aktivizohet zemra dhe nese qesja do te zhvillohet me tutje , dhe fale zotit edhe pse me gjaderdhje beba shume mire po zhvillohet por me shqeteson fakti se kam gjakderdhje , kam 3 a 4 dite pushim pastaj kam me ngjyre kafe menstracione e gati qe be cdo muaj perafersisht ne ciklin menstrual kam gjakderdhje n je dite eventualisht 2 dite dhe sinqerisht befasoshem se si shpeton fryti . Une jam pakez e shqetesuar por derisa fryti eshte mire po me kalon ju lutem qe keni ndonje keshille me udhezoni . Me respekt

Lida S (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lida

Edhe ndodh tek disa shtatzëna në ditët që përkojnë me gjakrrjedhjen menstruale, të jenë të pranishme sekrecione hemorragjike. Kjo ndodh kryesisht në tremujorin e parë të shtatzënisë. Nëse nga ekzaminimi ekografik ecuria e shtatzënisë është e normale dhe nuk rezulton ndonjë hemoatomë retroplacentare, duke qëndruar sa më gjatë rregjim shtrati, duke evituar ecjet e gjata dhe punët e rënda, shtatzënia do të ecë normalisht deri në lindje.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti