Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të jem shtatzënë?

Mirembrema doktoreshe Moza! Ciklin e fundit e kam pasur ne daten 16.10.2011 dhe sipas meje i bie qe cikli i ketij muaji te ishte ne daten 12.11.2011 por deri tani nuk kam asnje shenje....a ka mundesi qe te jem shtatzene? Nuk ndiej asnje ndryshim dhe nuk kam bere as test shtatzenie. Ju pergezoj per pergjigjet qe na jepni... Elona1.

Elona1 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona

Mos ardhja e menstruacioneve të rradhës në ditën e pritshme, fillimisht të bën të mendohet edhe për shtatzëni. Prandaj të rekomandoj që të bësh një test shtatzënie në shtëpi. Nëse testi del pozitiv të uroj shtatzëni të mbarë. Në të kundërt, duhet të kontaktosh mjekun për të vlerësuar shkakun e çrregullimit menstrual.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti