Vaksinime dhe vitaminat
Julia Nushi
(12 vite më parë)
Përshëndetje Julia
Është periudha të bëhet vaksina antititanoz.
E rëndësishme është të konsumosh multivitamina për të cilat ka nevojë orgazimi i nënës dhe dhe fëmija. Në treg ka disa lloje dhe mundësia për të zgjedhur është e madhe. Multivitaminat duhet t’i marrësh deri në fund të lehonisë. Pas javës së 16-të duhet të marrësh suplemente hekuri.
Rreth javë së 12-të bëhet bi-testi si vlerësim paraprak i sindromës daën.
Gjatë shtatënisë eko-t bëhen sipas kërkesës së mjekut, por nuk janë të rëndësishme më shumë se katër eko gjatë gjithë shtatzënisë.
Mund të bësh TORCH-in, kardiolipinat, glicemia esëll etj. Është e domosdoshme bërja e grupit të gjakut dhe faktori rhezus.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Miredita, Jam shtatezene me femine e dyte, por kujtesa ime eshte aq e dobet ne kete moment dhe per kete po ju drejtohem per disa pyetje rutine mqs edhe sot gjate vizites nuk mora shume informacione nga mjeku im. Me konfirmoi qe jam ne javen e 12 afersisht dhe me fiksoi takim pas nji muaji. Une gjate kesaj periudhe kam bere ne total 2 eko (nje per konferme fillim shtatezani dhe e dyta per mberritjen e embrionit (java 7-8). Po ju drejtoj keto pyetje per te cilat do ju lutesha nje pergjgije nga nana Juaj. -A duhet te bej ndonje vaksinim ne kete moment??? Kujtoj dicka se kam bere kur prisja femine tim te pare, por se di saktesisht.. -Cfare me nevojitet te marr si vitamina (ne 2010 di te kem marre variacion vitaminash), por tani DR me keshilon te marr serish Vita Materna (sapo kam perfunduar 30).. -Kur rekomandohet ekoja e ardhshme, per permasat e bebit etj etj ??? -Cfare analize tjeter mund te bej pervec (urine, gjak dhe sek)??? Ju falenderoj paraprakisht per pergjigjen. Me respekt Julia