Clue cells
Ana V
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Rezultati tregon prani të vaginozës bakteriale e cila trajtohet me ovula lokale që kanë në përbërje e tyre metronidazol.
Zakonisht të gjitha gratë me kiste ne vezore duhet të trajtohen me preparate që në përbërjen e tyre kanë estroprogestativ. Nëse mjeku e shikon të arsyeshme duhet t’i rekomandoj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Para nje jave kam bere strisho vaginale dhe cervikale. Rezultati nga strisho vaginale ka dal keshtu: qeliza epiteliae te deskvamuara ,<10 leukocite PMN,koke gr+, kokobacile gramlabile "Clue cells". Per kete gjinekologia me ka pershkruar vag.Ginestra.. Deshta me ju pyet nese kjo lloj bakterie ose qfardo qe eshte a eshte e rrezikshme diqka, a sherohet lehte dhe ato vaginaleta a jane te duhurat per trajtimin e tij? Edhe diqka.. ajo me pat thene ne kontrollen e pare qe e kam nje cist mikrocistike ama nuk me ka pershkruar ndonje terapi per shernimin e saj, vetem me ka thene qe nuk duhet te rri ne te ambient te ftohet. A mund te largohet cista(ftohja) ne vezore edhe pa mjekim? Ju faleminderit shume per pergjigjet e juaja dhe per kohen qe po gjenj per ne!