Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Myku

E dashur dr. Mimoza! te kam shkruar para nje muaji per problemin qe pata "gjakrrjedhje gjate marredhenies" sipas keshilles suaj bera nje vizite dhe nje pap test, nga vizita mjekja tha qe kam sekrecion te shtuar dhe myk dhe me dha si mjekim (neo-penotran forte ovula vaginale per 7 dite dhe difason 150 mg por ne mungese te tij farmacistja me dha fluconazole 150 mg 1 kapsule kishte vetem dmth nje une nje burri morem dy kuti ,dhe me cuditi) a ka problem qe ma ndryshoi mjekimin farmacistja ? dhe cfare lloj myku eshte ky sepse gjinekologia sma tha saktesisht... pasi te marr pergjigjet e pap-testit do ju shkruaj perseri...per gjakrrjedhjen me tha qe e ke nga infeksioni acarohet mukoza...ju lutem nje pergjigje?

Etleva Sula (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Etleva

Mirë do ishte që trajtimin ta kishe marrë pasi të bëje mykogramën për të përcaktuar llojin e kandidosës si dhe preparatin më efikas. Megjithatë neo-penotran është preparat adeguat dhe mjaft efikas për problemin që ankon.

Nëse bëhet fjalë për dyphaston (që ti e ke shkruan difason), është progesteron dhe nuk ka lidhje me flukonazole i cili është antimykotik.

Pap-testi nuk vlerëson llojin e mykut, por vlerëson deformimet e qelizave në qafën e mitrës. Bërja e këtij testi është i rëndësishëm sepse vlerëson dhe jepet një konkluzion të plotë se përse ke gjakrrjedhje gjatë kontaktit seksual.

Të uroj shërim të shpjetë.

Etleva Sula (12 vite më parë)
Faleminderit e dashur

/komuniteti