Menstruacione të bardha
Adeaa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Adea
Shtimi i sekrecioneve vaginale dhe të shoqëruara me erë, tregojnë praninë e një infeksioni vaginal. Vaginoza bakteriale është diagnoza sindromike, por për ta vërtetuar këtë, mirë është të bësh analize dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe antibiograma do të përcaktoj medikamentet më efikase të trajtimit të saj.
Të rekomandoj të mos neglizhosh, sepse infeksionet e rëndomta mund të kthehen në infeksione të rënda të cilat dëmtojnë aparatin riprodhues femëror.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje e nderuar. Para nje muaji kam qene ne nje kontrolle te gjinekologja dhe me ka thene qe kam menstruacione te bardha, te cilat kane ere dhe me ka dhene me perdore Visiren 200, te cilat i kam perdore mirepo pa sukses. Cfare me preferoni me perdore per ndalim te menstruacioneve te bardha dhe eres se tyre? Me respekt.