Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat e para ne shtatzeni

Pershendetje doktoreshe. une kam pas ciklin heren e fundit ka qene me 20 korrik dita pare. kam bere testin dhe me ka dale pozitiv. kam pas kaluar nje abort ne mars. por kesaj rralle une nuk kam asnje shenje pervec se nuk me ka ardhe cikli. as nuk ndjej fryrje barku as dhimbje barku as fryrje gjoksi. i theksoj keto ngaqe heren e pare i kam pasur keto shenja dhe kam pas qene shume e lodhur tani nuk jam fare. a mundet qe mos te kesh shenja fare ne fillim.me date 31 korrik e kam fillu qe te ngel shtatzene. dhe besoj kjo eshte data

Ina ..... (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Prania e shtatzënisë mund të jetë e shoqëruar me një ose disa shenja si dhe pa asnjë shenjë. Gjithashtu nuk është e thënë një shtatzëni t’i ngjajë tjetër edhe tek një grua.

Tashmë duhet që shtatzëninë ta konfirmosh tek mjeku obstetër-gjinekolog qoftë me analizë të beta hCG ose me ekzaminim ekografik me sondë vaginale. Gjithashtu mjeku do të konfirmojë implantimin e embrionit si dhe do të të japë këshilla për mbarëvajtjen e shtatzënisë. Mos harro të fillosh acidin folik të cilin do ta marrësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.

Të uroj shtatznëi të mbarë.

/komuniteti