Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A sjell clomiphen ndryshime ne ciklin menstrual?

Prsh Dr Moza! cikli i fundit ishte ne 25.07 dhe kam disa muaj qe marr clomifen,ne kontrollin qe pata diten e 13 kisha folikul dominant 2.7 cm dhe madje bera dhe nje injekson intramuskular gonadtropin ,sipas keshilles suaj.....kur duhet te bej nje test? cikli nuk ka ardhur akoma por kam patyr dhimbje barku te forta dy dite dhe disa sekrecione shume te lehta kafe...duhet et shqetesohem apo eshte normale ndryshimi i ciklit pas marrjes se clomifen pasi une ciklin e kam cdo 21 dite. ju uroj pune te mbare

Xhoni Xhoni (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Të këshilloj që menjëherë të kontaksh mjekun që të ka rekomanduar marrjen e klomifenit, jo vetëm për të konfirmuar praninë e shtatzënisë, por edhe për të të dhënë rekomandimet e nevojshme për të patur ecuri normle të saj. Po të shkruaj kështu sepse po besoj se shtatzënia është e pranishme dhe duhet që të marrësh trajtim të domosdoshëm. Mos harro të marrësh acid folik të cilin duhet ta konsumosh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.

Të uroj fat.

/komuniteti