Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mundesi per shtatzenesi

Pershendetje doktor mimoza. Kam lindur vajzen time qe 4 muaj dhe qe prej ne lindje nuk kam menstruacione fare. Desha tju pyes (edhe pse gjithmon kam kujdes) a ka mundesi per shtazeni perderisa nuk kam menstruacione? ju faleminderit paraprakisht.

Lindita Beqa Bekteshi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lindita

Periudhat pas lindjes janë gjithnjë të rrezikura për të ndodhur shtatzënitë e padëshiruara. Duhet të dish se shtatzënia ndodh në ditët e ovulacionit dhe nëse shtatzënia nuk ndodh. ka gjakrrjedhje menstruale. Pra ka cikël menstrual. Kjo do të thotë se kushtet për shtatzëni ndodhin përpara se gjakrrjedhje të ndodhë. Prandaj është shumë e rëndësishme që pas lindjes, nëse çifti do të ruhet nga shtatzënitë e padëshiruar, duhet të përdorin një nga metodat e planifikimit familjar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti