Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth anestezionit

Pershendetje.


Sot bera planifikimin per lindjen me operim per arsye se bebi im eshte ne pozicionin podalik. Me thane qe do te perdorim llojin e anestezise spinale, por nuk e di se cfare pasojash sjell kjo lloj anestezie, cfare me keshilloni ju se e kam marr pak me frike sepse me kane thene qe sjell pasoja per shtyllen kurrizore? Me ndihmoni me nje pergjigje me te cilen dhe une te jem me e sigurte.


Faleminderit.

Vesna (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vesna

Anestezia spinale është metoda më e preferuar për lindje cezariane.

Komplikacionet më të shpeshta janë: - Hipotensioni, që lehtësisht është i trajtueshëm, - Dhimbje të kokës, mund të ndodhin tek disa gra pas kësaj anestezie kur pozicioni i shtratit është horizontal. Edhe ky komplikacion është lehtësisht i trajtueshëm, - Çrregullime në fshigzën e urinës. Ky komplikacion parandalohet duke kateterizuar fshigzën e urinës që përpara ndërhyrjes, - Dhimbjet e shpinës janë të pa zakonta.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti