Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk degjohen te rrahurat e zemres!

Ppershendetje doktoreshe,shqetesimi ime eshte jam 7 javeshe shtatezan dhe nuk degjohen te rrahurat e zemres se bebit...Jam vizituar per here te pare me daten 11 gusht dhe bera eko dhe me than qe jam 5 javesh dhe me dha ca ilace acit folik dhe utrogestan 100 mg 2*2 ne dite...Dhe than te shkoja te beja eko me daten 21 gusht dhe me thane se i ke rrahjet e bebit shum te ulta dhe me than te vija prap 25 gusht dhe kur bera eko me than jo ste degjohen te rrahaurat e zemres se bebit dhe ajo qe ta ka bere me perpara ja ka fut kot se nuk ka mundesi...Dhe tani do shkoj dhe nje here te premten te beje nje eko tjeter dhe nqs nuk ka prap te rrahura do ma heqin bebin.,,,,,,,si ka mundesi un nuk kam nuk asnje shqetesim...A duhet te pres o doktoresh se ndoshta bebi eshte i vogel ....

Ana Hysa (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Rrahjet e zemrës fetale mund të vlerësohen rreth javës së 6-të të shtatënisë me ekzaminim ekografik me sondë vaginale. Nëse pas rikontrollit që do kryhesh shtatzënia nuk rezulton e zhvilluar dhe rrahjet e zemrës fetale nuk janë të pranishme, atëherë aborti është i pashmangshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti