javë pas jave


Përshëndetje Dori. Përse e ke lënë veten pas dore? Më duket shumë e gjatë, koha e pranisë së fistulës.
Tashmë, dy janë rrugët e trajtimit të fistulës që ke. Njëra është terapeutike, lyerja me kremra të ndryshëm dhe mbajtja korrekt e dietës së pasur me fibra për të eleminuar konstipacionin (kapsllëkun). Nëse kremi që ke marrë nuk ka zgjidhur problemin, të propozoj të përdorësh pomadën dolo-prokt. Nëse nuk ndjen përsëri përmirësim, atëherë për të mbyllur fistulën mbetet rruga kirurgjikale. Prandaj, duhet të kontaktosh me një mjek kirurg që merret me zorrën e trashë.
Në rastin e fistulave, rritet mundësia e pranisë së infeksioneve vaginale. Kjo situate, patjetër duhet trajtuar me medikamente. Prandaj përdore poliginaksin, për të mbajtur larg infeksionet vaginale deri sa të kalosh fistulën.
Sinqerisht të uroj shërim sa më të shpejtë.



Pershendetje doktoreshe! Jam nje nene e re, qe kam 4 muaj qe kam lindur me lindje normale. Doja t`ju pyesja se cfare mjekimi mund te perdor, kam nje carje fistul ne anus nga lindja e deri tani akoma nuk me eshte mbyllur. Jam vizituar te mjeku dhe ai me ka dhene te perdore nje krem procto synular per lyerje nga poshte por ka dy muaj qe mjekohem dhe nuk kam asnje permiresim, mund te me thoni se cfare ilaci tjeter te perdore per te shmangur nje operacion te mundshem. Jam ne nje gjendje te padurueshme, kjo me ka shkaktuar dhe infeksion vaginal per te cilen po perdore polygynax. Ju faleminderit per pergjegjen tuaj!