javë pas jave
Përshëndetje Arta
Shtatznia ekstrauterine apo jashtë mitre, quhet implantimi i embrionit jashtë kavitetit uterin.
Rritja e infeksioneve pelvike, rritja e induksionit të ovulacionit dhe DIU (spiralja) janë ndër shkaqet kryesore të kësaj shtatzënie. Nga analiza e beta HCG dhe ekzaminimet ekografike, bëhet e mundur diagnostikimi i herëshëm i kësaj shtatzënie.
Simptomat apo shenjat e shtatzënisë jashtë mitre janë jo specifike. Për disa mund të paraqiten si shenja të rrezikut të dështimit, të rupturës apo plasjes së kistit ovarial, të një gastroenteritis apo të një apendisiti të cilat shpesh mund të ngatërohen me shtatzëni jashtë mitre. Shenja klasike është dhimbje barku, amenore, hemorragji uterine. Testi i shtatznisë zakonisht del pozitiv.
Shtatzënia e pa ndjekur siç duhet, është shkaku kryesor i vdekshmërisë amtare në tremujorin e parë të shtatzënisë.
Të uroj gjithë të mirat.


A mund te na tregoni dicka per shtatzenine jashte mitres si verehet qe eshte shtatzeni jashte mitres si ndjehet nena a mund ta verejme me kohe, tregomeni ju lutem dicka per kete shtatzeni sa e rrezikshme, tung nga Artaaaa flm shume.